2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë Tre ditë para Konventës së Partisë së Lirisë Ilir Meta duket se ka gjetur rivelin e tij për postin e presidentit të Partisë së Lirisë.
Në prag të Konventës së 27 prillit, një person i panjohur ka deklaruar se do të kandidojë përballë tij për postin e presidentit.
Faik Basha, një emër krejt i panjohur nga kjo parti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka deklaruar se do të garojë përballë Metës për postin e presidentit të partisë më 27 prill. Kandidimi i emrave të panjohur që thjesht shpikën për të plotësuar fletën e votimit është një formule e njohur në politikën shqiptare, por rasti më flagrant është ai i Maqo Lakrorit perballë Ramës ne 2009.
Deri para shpalljes së kandidaturës së Faik Bashës, Meta ishte i vetmi kandidat për president të partisë së Lirisë, ndërsa deputeten Erisa Xhixho e përmendte gjithmonë si kandidate për zëvendëspresidente të partisë.
Në një deklaratë për mediat në Vlorë, Meta reagoi për kandidaturën e Faik Bashës.
“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”- tha Meta.
Top Channel