2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë
Me një kapacitet prej 810 të burgosur në IEVP Fier, 119 të dënuar kanë përfituar nga Amnistia Penale duke u liruar nga burgu, ndërkohë që për 311 të dënuar të tjerë kanë përfituar nga ulja e dënimit.
Sipas drejtuesit të IEVP FIER Ervin Bushi në një konference për mediat, ka dhënë detaje nga procedurat për lirimin e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti.
Nga institucioni i vuajtjes se dënimit në Fier në orën 13:00 ka nisur lirimi i 119 të burgosurve. Pjesa me e madhe e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti në IEVP Fier janë dënuar për vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Dhënie ndihme i kalimit te paligjshëm të kufirit”, “Armëmbajtje pa leje” etj . 119 të dënuarit që lirohen sot nga IEVP Fier përfituan amnistinë pasi u kishte mbetur nga 1 vit e 5 muaj dënim.
Sipas deklaratës së drejtorit të burgut Fier referuar procedurave të amnistisë, nuk përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka të bëjë me emra të njohur edhe politikanësh deputetë e ministra si Beleri, Bllako e Koka.
Top Channel