
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, ka kërkuar emërimin e anëtarëve përbërës të komisionit të posaçëm për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej tyre nga mazhoranca ndërsa 5 të tjerë nga opozita, konkretisht 3 të grupit parlamentar të PD, 1 nga “Aleanca për Ndryshim” kryesuar nga Agron Duka dhe 1 tjetër nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, kryesuar nga Mesila Doda.
Pas propozimeve të grupeve parlamentare për anëtarët përbërës, pritet miratimi i tyre edhe nga Kuvendi. Ndërkaq i ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner u shpreh ditën e djeshme se respektimi i lirisë së medias gjatë punës së komisionit, mbetet gjëja më thelbësore.
Letra e Nikollës drejtuar krerëve të grupeve parlamentare
Top Channel