“Ja pse Beleri nuk mund të betohet për herë të dytë edhe nëse bëhet eurodeputet”, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: Do të jetë rast unikal sepse…

19/04/2024 10:51

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka qenë i ftuar në “Top Talk”, ku ka folur për kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Hajdari shprehet se Greqia nuk do dëshironte një njeri i cili nuk do i bënte nder as shoqërisë greke dhe marrëdhënies me Shqipërinë. Gjithashtu edhe nëse Beleri arrin të shkojë në Parlamentin Europian, ai do jetë rasti unik që edhe nëse zgjidhet nuk bën dot betimin.

Shkëlqim Hajdari: Akoma nuk është definuar që Fredi Beleri do jetë kandidat për eurdeputet sepse vërtet kryeministri i Greqisë dhe kryetari i partisë Neodemokracia e ka prezantuar atë dhe zotin Dhima. Ai është i detyruar se është në një shtet demokratik atje në Greqi që të bëjë publike dhe CV e personit në fjalë.

Unë kam përshtypjen që shoqëria greke dhe forcat e tjera brenda kësaj partie atje, do të shohin që kanë të bëjnë me një njeri të cilit nuk i bën nder, Greqisë, shoqërisë greke që të shkojë në Parlamentin Europian si përfaqësues i Greqisë sepse nuk e kemi as doktor profesor, kështu që do të shohim barrierën e parë që është shoqëria greke, që janë forcat brenda kësaj partie që do i thonë prit një herë se po propozojmë një njeri që po nxisim një nacionalizëm idiot ekstrem që nuk i bën nder as Greqisë dhe as marrëdhënieve të mira që duhet të kemi me Shqipërinë.

Nëse do ta zgjedhin ndërkohë këtu në Shqipëri sa të mbarojnë procedurat, do zhvillohet proces në Apelim i Belerit dhe nëse do ruhen ato prova e do deklarohet fajtor nuk ka rëndësi sa deklarohet me burg, pa burg, me dënime alternative apo varet, Belerit do i ndodhë që edhe nëse zgjidhet në Parlamentin Europain do jetë rasti unikal në Europë që megjithëse zgjidhet dy herë, nuk bën dot betimin sepse një nga kushtet e kriter për çdo vend anëtar në BE që nuk mund të jesh deputet nëse je deklaruar fajtor për një vepër penale në një vend që është anëtare e kësaj familje të madhe europaine.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë