“Komploti për vrasjen e ambasadores izraelite në Meksikë”, SHBA dhe Izrael akuza të rënda ndaj Iranit Akuzat me tone kërcënuese të Ilir Metës në adresë të kreut të SPAK Altin Dumani, prodhuan një reagim en-block të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Delegacionit të BE në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.
E gjitha një izolim total nga ndërkombëtarët ndaj ish presidentit të vendit në inkuizicionin anti SPAK, prokurori e cila e ka vënë nën hetim bashkë me familjarët e tij.
Krahas kësaj kundërshtie të fortë të ndërkombëtareve, ish King-Mejkeri i politikës shqiptare sa djathtas dhe majtas, Ilir Meta ka humbur edhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë.
Këtë e tregon edhe ky sondazh i faqes më të madhe informative online Top Channel.
Gjatë 24 orëve të fundit është publikuar pyetja “Ambasada amerikane doli në mbrojtje të kreut të SPAK Dumani. A jeni dakord me të?”
Në këtë sondazh deri më tani kanë votuar 6400 persona.
Shumica dërrmuese prej 79.44 % dakordësohet me qëndrimin e selisë të Washingtonit në Rrugën e Elbasanit.
Ndërsa 14.51 % kanë votuar jo dhe 6.04% thonë se nuk e dinë.
Këto të dhëna tregojnë vijueshmërinë e qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë në mbështetje të SPAK për ti dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë e zullumeve të politikanëve të djeshëm e të sotëm.
Top Channel