Spitali i Mirditës është rindërtuar për të ofruar shërbime shëndetësore për banorët e kësaj zone.
Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale që tregon pamjet nga ky spital i cili do u shërbejë 50 mijë banorëve.
“Mirëmëngjesi dhe me Spitalin e rilindur të Mirditës, një tjetër investim me rëndësi në shëndetësi, i cili do të ofrojë shërbim shëndetësor për rreth 50 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama ka njoftuar se gjimnazi i ri “Shefqet Guzi” në Gramsh është drejt përfundimit dhe kjo shkollë sipas tij do të garantojë standardet më të mira për 430 nxënës dhe mësues.
“Drejt përfundimit edhe gjimnazi i ri “Shefqet Guzi” në Gramsh, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kjo shkollë e re, që do të garantojë standardet më të mira për 430 nxënës dhe mësues, është një nga objektet arsimore që përfundojnë këtë vit”, shkruan Rama.
Top Channel