Gruaja në foto është gjyshja e 3-vjeçarit, Bahrie Gjuni të cilët janë të zhdukur prej disa ditësh në Durrës.
Nëna ka bërë apel mes lotësh vjehrrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Pas denoncimit të saj, policia ka nën hetim gjyshin e fëmijës Rexhep Gjuni, ndërsa janë në kërkim të gjyshes.
Kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme ku gjyshi ka deklaruar se mund të ketë shkuar bashkëshortja e tij bashkë me nipin. Po pa rezultat. Dyshohet se ai e di vendndodhjen e tyre, po qëllimisht i orienton kërkimet në drejtime të tjera, duke dëmtuar kërkimin dhe gjetjen e fëmijës nga ana e policisë.
Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo thotë se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.
Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni, që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj. Ile Gjuni thotë për TCH se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë.
Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.
Top Channel