Shqiptarët synojnë Presidencën e RMV! Sot në “Inside Story” rrëfimet ekskluzive të liderëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

17/04/2024 13:53

Në Maqedoninë e Veriut, në 24 Prill mbahen zgjedhjet presidenciale.

23 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, faktori shqiptar synon karrigen e kreut të shtetit, pas drejtimit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Mes 7 kandidatëve, në garë janë edhe dy shqiptarë, Ministri i Jashtëm aktual Bujar Osmani i propozuar nga koalicioni “Fronti Evropian”, dhe Arben Taravari, që mbështetet nga partitë opozitare shqiptare.

Ndërkohë, në 8 Maj mbahen zgjedhjet parlamentare ku shqiptarët synojnë të maksimizojnë numrin e mandateve, si ofertë evropiane kundër partive që ndikohen nga Lindja.

Inside Story i ka kushtuar një analizë të gjerë situatës politike të shqiptarëve dhe gjendjes së përgjithshme të tyre sa i takon respektimit të të drejtave.

Si është situata sot në Maqedoninë e Veriut, a janë shqiptarët një popull i përjashtuar apo gjërat kanë filluar të lëvizin? A po zbatohet Marrëveshja e Ohrit me të gjitha pikat që ofrojnë barazi mes etnive?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA