Ish bashkëpunëtori tregon pse u prish me Metën: Kur e kam njohur flinte me Monikën në bodrumet e Shallvareve, ika prej tij kur…

17/04/2024 17:16

Një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës në ditët e para të krijimit të LSI-së, Spartak Braho shprehet se iku prej tij kur u bashkua me Sali Berishën në vitin 2009.

Gjatë intervistës në Breaking në Top News, Braho thotë se Meta e nisi jetën politike me Monikën nga bodrumet e Shallvareve ku qëndronte me shtëpi dhe më pas mori të gjitha postet e larta shtetërore.

Çfarë nuk shkonte në marrëdhënien tuaj me Metën që u larguat?

Dashuria e tij e re dhe e shfaqur me Berishën më detyroi të largohem. LSI që nuk është partia e Lirisë, kishte të tjera synime, të tjera objektiva. LSI kishte një motiv që u krijua dhe motivi ishte shumë pozitiv në atë kohë. Kjo ishte arsyeja që në fillimet e LSI u afruan 15 deputetë socialistë. Ikën se Meta nuk ishte konseguent me veprimet e tij. Deklaroi në fund se do bëjë koalicion me Berishën, ky ishte turpi i tij. Ky ishte motivi kryesor. Ne që kemi qenë themelues të PS-së nuk mund të rrinim në një kasolle me Berishën.

Meta ka akuzuar ashpër Dumanin…

Ky njeri ka arritur në ekstremin e tij. Ai kërkon të faktorizohet duke akuzuar Dumanin. Por Dumani është kreu i një strukture të posaçme në luftën kundër korrupsionit. Dumani është institucion, u votua me 140 vota, përfshi edhe Metën. Ai mbështetet fuqimisht nga SHBA, nga BE. Reagimi i Altin Dumanit duhet të jetë reagim institucional. Përballë këtyre sulmeve, shpifjeve dhe presionit duhet ta kanalizojë në rrugën e ligjit. Nuk ka nevojë të bëjë deklarata Altin Dumani. Duhet ta thërrasin Metën dhe të japë shpjegime.

Kush janë tradhtarët e Partisë së Lirisë?

Nuk ka tradhtarë më në demokraci. Nëse më pëlqen rri me ty, nëse jo rri në punën time.

Ka njerëz pas tij Meta?

Njerëzit vijnë kur i motivon, kur ndjejnë respekt, kur u propozon një rrugë opozitare normale. Jo duke thënë “ma sill këtu Altin Dumanin se ia rregulloj unë qejfin”. Ai kërkon të tërheqë vëmendjen dhe brenda këtij faktorizimi përfshen edhe faktorë të tjerë psikologjikë. Kur e kam njohur unë Ilir Metën flinte në bodrumet e Shallvareve. Ishin një çift i sapokrijuar, me ëndrra në politikë. Monika ishte një militante e mire e strukturave rinore të PS, Meta erdhi më pas. Ata i provuan të gjitha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA