Ndryshon skema e vaksinimit, komiteti i ekspertëve përforcon dozat kundër “pertus” te fëmijët

13/04/2024 15:48

Shtimi i numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga Pertusi apo kolla e mirë ka detyruar komitetin e ekspertev të ndryshojë skemën e vaksinimit duke shtuar doza përforcuese.

Nga 4 Doza tanimë fëmijët do të bëjnë 6 doza ndaj bakterit Pertus duke shtuar vaskinën Joqelizore në moshën 4-5 vjec dhe në moshën 13 vjeç.

Shtimi i dozave përforcuese është i domosdoshëm sidomos tek ata fëmijë , prindërit e të cilëve kanë preferuar që t’i vlejnë në farmaci vaksinat e para të bebeve për shkak se jep më pak temperaturë por qe Sipas Binos ka mbrojtje me të ulet sesa ajo qe injektohet nëpër konsultore.

Instituti i Shëndetit Publik ka një databasë për të gjitha vaksinat që kanë kryer fëmijët përfshirë edhet ato qe janë blerë dhe do të duhet që mjekët pediatër të njoftojnë prindërit se kur do të duhet të bëjnë dozat përforcuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA