Vodhi një “BMW X5” në Lezhë dhe u largua drejt Shkodrës, në pranga 45-vjeçari
12/04/2024 13:27
Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi vodhi një automjet tip “BMW X5” në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus”, ku menjëherë pas vjedhjes, 45-vjeçari K. Ç u nis drejt Shkodrës. Pronari i makinës F.B denoncoi vjedhjen e BMV X5 dhe policia bëri të mundur kapjen e tij pas disa orësh.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel