Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni I kryer në Kadastrën e Durrësit, ku në pranga ra edhe ish-zv.drejtori i institucionit Leonard Kadrimi.
Mes pesë të arrestuarve, është edhe ish-kandidati i PS, në Durrës Ardit Kërtusha, 33 vjeç ish-kryetar i FRESSH. Kujtojmë se Kërtusha kandidoi për kryetar të PS në Durrës në vitin 2020 dhe më pas u tërheoq nga gara. 31 vjeçari iu bashkua Lulzim Bashës publikisht në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa në maj të vitit 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal tepër të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës, në pronësi të këngëtarit Noizy (Rigels Rajku).
Sipas njoftimit të policisë, 33 vjeçari Kërtusha së bashku me ish-zv.drejtorin e Kadastrës në Durrës Leonard Kadrimi dhe juristin Mikel Zaho, ky i fundit i shpallur në kërkim, ka bërë të mundur tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 76 mijë metër katrorë tokë në lagjen nr.15.
“Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, i biri i Islam dhe i Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Top Channel