Prokurorët e SPAK në seminarin e organizuar nga SHBA, ambasada amerikane: Qëndrojmë krah tyre në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

12/04/2024 12:03
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të posaçëm

Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga SPAK-u. Nëpërmjet një reagimi të bërë në facebook, ambasada e SHBA shkruan se mbështesin angazhimin e SPAK-ut për drejtësi dhe integritet.

Prokurorët e SPAK në një seminar të organizuara nga SHBA, diskutuan arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë”– thuhet në reagimin e SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA