FBI-ja ka dhënë alarmin se ISIS-i mund të ndërmarrë edhe në tokën amerikane një sulm të ngjashëm me atë të sallës së koncerteve në Moskë muajin e kaluar.
Ishte vetë kreu i Byrosë Federale të Hetimit, Christopher Wray , ai që e bëri një pohim të tillë përpara një Komisionit të Dhomës së Përfaqesueve ku tha se Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të sigurisë publike dhe kombëtare.
“Ka një shqetësim në rritje nga “potenciali për një sulm të koordinuar brenda vendit. Bëhet fjalë për një sulm të ngjashëm me atë që ISIS-K ndërmori në Rusi disa javë më parë”, tha shefi i FBI-sw Christopher Wray.
Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por Presidenti Vladimir Putin ka fajësoi Ukrainën për ngjarjen e rëndë. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimet lidhur me mundësinë e një sulmi të kryer nga një individ apo grup i vogël i frymëzuar nga lufta në Gazë midis Izraelit dhe Hamasit.
Wray përmendi shqetësimet e agjencisë në lidhje me terrorizmin në përpjekje për të bindur ligjvënësit për të shtuar fondet për FBI-në, megjithëse sipas VOA-s, kjo me shumë gjasë do të kundërshtohet nga ligjvënësit republikanë.
Top Channel