Operacion në të gjithë vendin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, lëshohen disa urdhër-arreste, mes tyre edhe efektivë policie

12/04/2024 10:40

Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga policia e shtetit për evidentimin dhe  ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Mësohet se janë lëshuar disa urdhër-arreste, mes tyre edhe punonjës policie. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili deklaroi se policia e shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë goditur një rrjet të madh personash të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ai theksoi se plani Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave, i cili do të miratohet së shpejti parashikon ndër të tjera uljen e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar, goditjen e trafiqeve të paligjshme, mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve apo ekonomisë, si dhe rritjen e kapaciteteve për identifikim dhe hetime proaktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA