“Me bomba dhe thika”/ Planifikuan sulm terrorist në Gjermani, një vajzë dhe dy djem të mitur vihen në pranga! Objektivi ishte…

12/04/2024 10:59

Tre të mitur janë arrestuar në Gjermaninë perëndimore të dyshuara për planifikimin e “një sulmi islamik”.

Kjo u njoftua nga Prokuroria e Dyseldorfit, duke shpjeguar se të tre të miturit, dy djem dhe një vajzë, midis 15 dhe 16 vjeç nga North Rhine-Westphalia, “dyshohen për planifikimin e një sulmi terrorist islamik “. Të tre dyshohet se kanë pranuar se kanë qenë të gatshëm të kryejnë sulmin”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Dyseldorfit.

Hetuesit nuk dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me komplotin e dyshuar, duke thënë se hetimi ishte në vazhdim. Por gazeta Bild raportoi se të rinjtë dyshohet se po planifikonin të kryenin sulme me koktej molotov dhe me thikë në emër të grupit të Shtetit Islamik. Objektivat e tyre do të kishin qenë qytetarë të fesë së krishterë. Të arrestuarit duket se kanë menduar të sigurojnë armë zjarri .

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë për sulmet islamike që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit  dhe kreu i inteligjencës vendase të vendit, ka paralajmëruar se rreziku i sulmeve të tilla është “real dhe më i lartë se sa ka qenë për një kohë të gjatë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA