“Kemi proceduar gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu”, Dumani: Ka pasur edhe raste të konfiskimit të pasurive të tyre

12/04/2024 10:43
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar për Integrimin në BE, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka disa raste kur ka vënë nën hetim gjyqtarë apo prokurorë të cilët janë shkarkuar nga Vettingu.

Ai theksoi ndër të tjera se institucionet e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK dhe KPA duhet të referojnë raste konkrete në mënyrë që SPAK, t’i ketë në vëmendje.

“Kemi patur raste kur me iniciativën tonë por eduke u nisur nga vendimmarrja e KPK, ne kemi regjistruar procedim penal për prokurorë dhe gjyqtarë, ku nga vendimi i thjeshtë për ta, përfitojmë indicie se ka vend për të filluar procedim penal. Institucionet e tjera, KPA dhe KPA duhet të na referojnë raste që ne t’i kemi në vëmendje.

Sa i takon subjekteve që janë në kompetencën tonë, ne kemi disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u kemi ushtruar ndjekje penale. Madje e thashë për herë të parë edhe konfiskimin. Jo vetëm ndjekje penale por edhe konfiskim të pasurive të këtyre subjekteve”- tha Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA