I dënuar me mbi 5 vite burg në Itali, kush është shqiptari i arrestuar në aeroport, si i dështoi plani për “arratinë”
12/04/2024 09:40
Ka marrë fund arratia e shqiptarit të kërkuar në Itali, teksa është vënë në pranga në aeroportin ndërkombëtar të Valencias.
Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë Vullnet Daci, i shpallur në kërkim prej verës së 2023, për aktivitet të lëndëve narkotike.
Njësia informuese e Karabinierëve të Njësisë Operative Trani, në bashkëpunim me kolegët e Modugno, bënë të mundur lokalizimin e shqiptarit, i cili ishte vendosur në Francë.
Daci pas kthimit në Itali, do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.
Top Channel