Ende nuk ka një kuorum për mbledhjen e komisionit hetimor për Check Up dhe koncesionet në Shëndetësi.
Nënkryetari Plarent Ndreca në një intervistë për Top Channel akuzoi drejtuesen demokrate se po ndjek një mënyrë të parregullt për qëllime politike.
Vokshi: Deputetët e mazhorancës në mënyrë arrogante bojkotuan punimet e këtij komisioni. Sot punuan me ekspertët ligjorë për të pasqyruar ecurinë e punës së komisionit si dhe shkeljet nga ana e mazhorancës. Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar. Mbledhja e parë është bërë më 25 mars. Mazhoranca nxori 100 pretendime dhe në vend që të mbahej mbledhja e radhës ato e vonuan 10 ditë. Mbledhja e dytë më 2 prill, mbledhja e tretë u thirr të nesërmen dhe këtë fat kanë pasur mbledhja e 4, e 5 dhe mbledhja e sotme më 12 prill. Të katërta të bojkotuara nga ana e mazhorancës.
Që në mbledhjen e parë filloi shkelja e deputetëve të mazhoranca që donin që mos mbahej mbledhja me pretendimin se vendimi i miratuar në seancë nuk kishte një numër. Pavarësisht se 95 deputetë kishin votuar, atë kërkuan mbylljen e mbledhjes.
Top Channel