EMRAT/ Tjetërsuan dokumentet e një toke, aksion me urdhër të Prokurorisë në Kadastrën e Durrësit, 5 të arrestuar, 2 në kërkim! Mes tyre edhe ish-zv.drejtori

12/04/2024 10:52

Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për tjetërsimin e dokumenteve të një toke me sipërfaqe prej 448 mijë metër katrorë, nga të cilat 151 000 m2 në lagjen nr.15 (Spitallë) të Durrësit pranë universitetit Aleksandër Moisiu.

Si pasojë e aksionit me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, në pranga kanë rënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha 33 vjeç, Gjovalin Ndoci 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv.drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në vijim të operacionit, hetimet për të cilin kishin nisur që prej një viti, janë shpallur në kërkim dy persona, konkretisht:
M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për nëntë persona të tjerë: M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.

Si funksiononte skema e mashtrimit me tjetërsimin e dokumenteve

Si pasojë e aksionit me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, në pranga kanë rënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha 33 vjeç, Gjovalin Ndoci 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Si pasojë e falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2 Lirim Xhameta, ndërsa Dashnor Taulla ka përfituar një tokë prej 76 000 m2. Ndërsa Ardit Kërtusha dhe Leonard Kadrimi, i cili ka mbajtur më parë edhe postin e zv.drejtorit të Kadastrës së Durrësit, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë të paluajtshme duke shpërdoruar detyrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA