Dhunoi fizikisht një avokat në Lezhë, shpallet në kërkim 36-vjeçari
12/04/2024 11:35
Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim për ushtrim dhune ndaj një avokati në Lezhë.
36-vjeçari S.M.(Sh) nga qyteti i Shkodrës, dyshohet se ka gjuajtur me grusht një avokat 48-vjeçar për shkak të detyrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme
Top Channel