Çështja “Babale”, shtyhet seanca gjyqësore, Salianji: Kemi 100% prova se denoncimi është i vërtetë, në 24 prill do jap detajet!

12/04/2024 12:20

Është mbajtur sot Gjykatën e Apelit të Tiranës, seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, Albert  Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit, për çështjen “Babale”.

Në seancën e zhvilluar sot, prezent nga palët ishte vetëm deputeti Salianji me avokatin e tij, ndërsa gjyqi u ndoq edhe nga 18 deputetë të Rithemelit, siç tha për Top Channel Anila Hoxha.

Ndërkohë, Geron  xhafa u përfaqësua nga avokati i tij.

Në sallën e gjyqit, gjyqtarja Elona Toro u shpreh se më herët deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri ndaj çështja u hodh në short për të plotësuar trupën gjykuese dhe trupa u formua me gjyqtarët Iliba Bezatin, Gent Shala dhe Elona Toro.

Pas disa minutash, gjykata vendosi shtyrjen e seancës së radhës për në datën 24 prill, ora dhjetë.

Jashtë gjykatës Salianji u shpreh se ai ka prova shkencore “sesi është 100% i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë.

“Besoj se detajet do të jepen më datë 24 prill. Unë nuk sulmoj personalisht asnjë gjyqtar. Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjime të Prokurorisë italiane, që ishte shërbëtor i fëlliqur i një anëtari të një bande në Lushnjë”, tha Salianji.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA