Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Nga informacionet e para të marra nga gazetarja Vali Qyrfyçi, mësohet se ka humbur jetë një punonjës në një fabrikë tullash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e detajeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Durrës

Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash, në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA