30 mln lekë dëm shtetit me llogaritjen e taksave, zbardhet skema e abuzimit nga 4 zyrtarët e bashkisë Korçë: Ndërtimet për biznes, i regjistronin si banesa

12/04/2024 09:58

Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi 4 zyrtarëve të bashkisë së Korçës të cilët akuzohen për shpërdrim detyre sa i takon llogaritjes së paligjshme të taksave për ndërtime të caktuara duke i shkaktuar shteti një dëm prej 30 milionë lekësh.

Top Channel mëson se Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.

Zyrtarët e pezulluar, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruar për banim ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kj taksë është 8% e vlerës së investimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA