Vuri lëndë plasëse në makinën e 34-vjeçarit në Kurbin, në kërkim autori! Dy të afërmit kishin konflikte…

11/04/2024 14:34

Një konflikt mes dy të afërmve ka agravuar ditën e sotme në Kurbin.

Një person i ka vënë lëndë plasëse në makinë një 34-vjeçari, për ta kërcënuar, por nuk ka shpërthyer. Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e A. L.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malbardhë, ndërsa lënda plasëse iu vu 34-vjeçarit F. L,. Sipas policisë, ata kishin konflikte të mëparshme, por nuk dihet të çfarë lloji.

“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malbardhë, në automjetin e shtetasit F. L., 34 vjeç, ishte vënë një sasi lënde plasëse, e cila nuk kishte shpërthyer, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ekspertët xhenierë shkuan në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit A. L., si dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA