Katër persona janë shpallur në kërkim për trafikim të automjeteve luksoze nga Zvicra në Shqipëri përmes falsifikimit të dokumenteve.
Në kërkim u shpallën shqiptari A.M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Ndërkohë që është sekuestruar 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100.000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel