Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot pas njoftimit të Kuvendit se deputetët e përjashtuar, përfshi ish-kryeministrin Berisha, do të rikthehen në grupin parlamentar.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai thotë se asnjë person non-grata nuk do të jetë pjesë e PD.
Reagimi i Bashës:
Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
Aleancën e tyre kundër SPAK
Lirimin e të dënuarve për korrupsion
Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.
Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.
Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë.
Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
🔵Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.
🔵PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
🔵Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.
Top Channel