Gjatë fjalës së tij në seancën e stome plenare, Flamur Noka akuzoi mazhorancën se ata nuk e kanë luftuar pandëshkueshmërinë, por sipas tij e ruajnë si monument kulture, dhe se motoja e tyre është vjedhja.
Sipas tij, një nga zotimet e PD është që t’u kthejë qytetarëve paratë e vjedhura. Në përfundim të fjalës, Olta Xhaçka, e quajti deputetin ‘Muli’, duke i thënë që të sqarojë akuzat që janë bërë ndaj tij.
Noka u shpreh i hapur që të hetohet, pasi siç thotë ai nuk ka vjedhur ‘asnjë cent’ shqiptarëve.
Noka: Ju keni moto vjedhjen. Kur keni ardhur në pushtet keni thënë do luftojmë pandëshkueshmërinë. Pandëshkueshmërinë Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer në monument kulture, që mbrohet nga shteti. Edhe babëzia është monument që mbrohet nga shteti. Një nga zotimet e PD është se do t’ju marrim çdo para të vjedhur dhe do t’jua kthejmë shqiptarëve, drejtësia nuk po vepron.
Xhaçka: Është qesharake kur Muli merr monopolin e integritetit në këtë sallë se gjithë të tjerët janë hajdutë dhe është argëtuese që pishtarin e merr Muli që qan çdo natë poshtë ballkonit, se sa e ligë është drejtësia kur heton këta dhe se sa e mirë kur na drejton ne. Mu trash lëkura nga shpikjet e tyre. Bën mirë ti drejtohet drejtësisë dhe të sqarojë akuzat që ia ka bërë kryetari i grupit të tij parlamentar. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj, shkoni sqaroni akuzat që janë drejtuar ndaj jush.
Noka: Zonjë, unë kam qenë ministër, ti ministre. I keni letrat e mija, Saimir Tahiri me Zamir Shtyllën kanë hetuar edhe ku kam shkelur unë. Asnjë cent nuk i kam vjedhur shqiptarëve prandaj jam në opozitë. Jam krenar për këtë. Unë drejtoj gishtin se Berisha që nuk ka vjedhur asnjë cent mbahet i burgosur, dhe ju që jeni këtu jo e hetuar dhe e mbrojtur. Kjo është diferenca mes nesh. Është ndryshim i madh i moralit dhe qasjes njerëzore. Jam gati të hetohem që tani.
Top Channel