Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Në seancën e sotme do votohet projektvendimi nëse do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese ose jo

11/04/2024 10:38
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi bëri me dije se mazhoranca do të votojë në seancën e sotme për të vendosur nëse do të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese çështjen për kushtetutshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Çuçi tha se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë, duke mos rënë ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se tashmë ka një raport të PS që pritet të shihet nëse do të marrë votat për t’u çuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne e kemi zbaruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të du vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”, tha Çuçi mes të tjerash.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi kërkoi që seanca të ndërpritet pasi PS nuk ka paraqitur në Kuvend raportin mbi atë që pritet të votohet sot, nëse çështja e mandatit të Olta Xhaçkës do të votohet për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot kemi nisur seancën plenarte dhe ne ende nuk dimë cili është qëndrimi juaj. Duhet të ndërprisni seancën, na vini në dispozicion raportin, që ne të kemi mundësi të njihemi me qëndrimin tuaj. Nuk mund të fshiheni gjatë sepse do votohet pas disa orësh. Na jepni raportin, e kishit caktuar afatin të mërkurën por në sistem është vetëm raporti ynë. Nuk mund të nisë seanca pa pasur ne raportin e qëndrimit tuaj të kësaj rëndësie”- tha Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA