Kreu parakalim të gabuar në kthesë të rrezikshme në aksin Librazhd-Prrenjas, policia e gjobit me…

11/04/2024 17:08

Pas denoncimit nga një qytetar, në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, nëpërmjet pamjeve filmike ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar, në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet.

Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA