Kishin mbetur të bllokuara te “Syri i Ciklopit” deri pas mesnatës, policia shpëton 2 turistet gjermane
11/04/2024 10:21
Dy turiste gjermane, janë shpëtuar nga policia e Tiranës pasi kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit” në Krrabë të Tiranës për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.
Pas 5 orësh kërkimesh nga grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë u bë e mundur gjetja dhe shpëtimi i 2 turisteve gjermane 28 dhe 31 vjeçe.
Top Channel