Gjykata e Lartë ka rrëzuar një tjetër rekurs të Jamarbër Malltezit.

Këtë herë rekursi ishte bërë për të kundërshtuar sekuestrimin e kompjuterit, tha gazetarja Anila Hoxha.

Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha i janë sekuestruar asete pasurore, mes tyre llogari bankare, vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë ka lënë fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit, duke mospranuar rekursin e depozituar nga ana e tyre.

Malltezi më herët ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për kthimin e celularit, kompjuterit dhe sendeve të tjera të sekuestruara nga SPAK, por i është refuzuar.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA