Iku me vrap sapo pa policinë dhe hodhi pistoletën në tokë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

11/04/2024 13:30

Një 43-vjeçar u arrestua sot në Tiranë, për armëmbajtje pa leje. 

Sapo ka parë shërbimet e policisë në rrugën “Prokop Mima”, 43-vjeccari A. D ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë.

Policia ka mundur të kapë dhe të arrestojë atë dhe 23-vjeccarin E. C., pasi nuk ka kallëzuar krimin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock””. thuhet në njoftimin e policisë.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA