I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë
11/04/2024 08:59
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i të riut të identifikuar si E.R, është bërë i mundur në lagjen “Hajro Çakërri”.
Gjykata e Vlorës i kishte caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel