“Unë do ta ruaja një kopje offline në kasafortë.” Kjo është një nga argumentet e Ervin Muçës para prokurores së çështjes, e cila prej shtatorit po heton për hyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, që kur kryhet në sistemet e rendit dhe të ushtrisë dënohet nga tre vjet deri në dhjetë vjet burgim.
Hetimi i prokurorisë së kryeqytetit ka vërtetuar se ndryshimi i fundit në TIMS ndodhi mbas mesnatës së 3 gushtit dhe konkretisht në orën 1.49 minuta. Ndërkohë që nga janë është saktësuar çast pas çasti se çfarë bënë gjatë tetë orëve pesë persona mes tyre punonjës të institucioneve të tjera dhe drejtori i pezulluar nga detyra Ervin Muça, nën arrest shtëpie me vendim gjykate.
Operacioni I dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhur në 2 gusht 2023 , nis në orën 17.46 minuta të kësaj date deri në orën 1. 49 mbas mesnate të datës 3 gusht. Në fashikullin e hetimit të akuzës deklarohet se si Besjan Tonuzi dhe Ervin Muça, që të dy drejtorë, hynë e dorën nga zyrat e drejtorisë nën hetim me kartën e vartëses Ljubica Dervishaj.
Në fillim provohet se Besjan Tonuzi drejtor i sigurisë së sistemeve, së bashku me shtetasin Klodian Mazarin, përgjegjës sektori, pranë AKSHI si dhe një grua e identifikuar me inicialet M.SH, e cila nuk është e punësuar pranë drejtorisë nën hetim, hyjnë në drejtori. Një minutë më vonë ata paraqiten në zyrën e drejtorit të teknologjisë dhe informacionit Ervin Muça dhe në vazhdim nga këqyrjet e serverit të TIMS, në userin ‘oracle’ ndryshimi i fundit u zbatua në orën 1.39 minuta.
Për akt ekspertizën e SPAK , që provon se përse nuk duhej kryer cack up gjykata ka dalë me vendimin e urdhër ndalimit mbasi siç shpjegohet ekspozimi I të dhënave mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e serverave.
Prokuroria deklaron se ka pyetur gjashtë persona , ndërkohë që në ‘hard diskun’ e sekuestruar janë konstatuar skedarë të eksportuar njësoj si ato të databazit të serverit.
Top Channel