EMRI/ Kapen në një automjet 10.000 pilula ekstazi të transportuara nga Holanda në Greqi, arrestohet trafikanti shqiptar

11/04/2024 10:36

Një operacion i policisë greke, duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, ka zbuluar një rast të trafikimit ndërkombëtar të pilulave esktazi nga Holanda në Greqi.

Operacioni është zhvilluar në rrugën kryesore të Athinës “Leoforon Mesogion”, ku është ndaluar një automjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 pilula ekstazi.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi shqiptar Viktor Muçopataj, 41 vjeç. Ky i fundit rezulton i arrestuar tre herë më parë për kokainë në Greqi dhe ka vuajtur 10 vite heqje lirie. Operacioni është drejtuar nga Kreu i Policisë Kufitarë të Rafinës, Aggelo Kiousi dhe në operacion ka marrë pjesë skuadra e antidrogës dhe njësia e operacioneve speciale të policisë kufitarë të Rafinës.

Sipas burimeve, Muçopataj dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku dhe droga ishte trafikuar nga Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA