Një ngjarje e rëndë në ka ndodhur në SHBA, ku një 26-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi një breshëri plumbash u drejtuan drejt tij nga policia.
26-vjeçari nga Çikago u ndalua nga policia pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në 21 mars ndërkohë që është filmuar nga kamerat e uniformave që policët kishin veshur.
Policët i kërkuan që të dilte nga automjeti, por ai refuzoi. I rrethuar nga katër policë, dëgjohet një e shtënë dhe kaq ka mjaftuar që ata të hapnin zjarr drejt automjetit, ku i riu mbeti i vdekur në vendngjarje.
Sipas hetimeve që pasuan, policia ka qëlluar gjithsej 96 herë në 41 sekonda. Sipas një deklarate nga Zyra Civile e Përgjegjësisë së Policisë, provat fillestare tregojnë se Reed hapi zjarr i pari, me katër oficerë që iu përgjigjën zjarrit.
Sipas New York Post, në videot e publikuara për publikun nuk ka asnjë imazh të qartë të 26-vjeçarit që ka qëlluar ndaj policisë. Por, thuhet se në makinën e tij është gjetur një armë. Familja e 26-vjeçarit po bën thirrje për një hetim të mëtejshëm për atë që ndodhi dhe çoi në vdekjen e tij. Avokati i tij argumenton se të shtënat ishin të paligjshme duke qenë se oficerët nuk kishin veshur uniforma dhe nuk u identifikuan.
Top Channel