Një 31-vjeçare është nën hetim, pasi ushtroi dhunë ndaj vjehrrës së saj, në Braçanj të Devolllit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Xh., 31 vjeçe, banuese në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA