Begaj priti sot në Tiranë delegacionin suedez, bisedon me dy politikanët e rinj shqiptarë: Arritjet e tyre, shembuj frymëzimi

11/04/2024 14:45

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga parlamenti suedez, të përbërë nga Adnan Dibrani, deputet socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet, dhe që në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi. Përfaqësuesit e Parlamentit suedez, me origjinë nga Kosova, shoqëroheshin nga Ambasadori Ström.

Presidenti Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontesktin e ri pas anëtarimit të Suedisë në NATO.
Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimt të vendit tonë në BE ashtu edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkepunim të shtuar ekonomik dhe ritjen e investimeve suedeze në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror me dy politikanët e rinj shqiptarë që kontribuojnë në një vend mik si Suedia, u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vision të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euro-atlantike. Presidenti theksoi se arritjet e tyre në politikë bëjnë krenarë dhe janë shembuj frymëzimi për diasporën mbarëshqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA