
24/02 22:34
Deputeti Dashnor Sula është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë seancës së sotme parlamentare ku pritet të merret vendimi nëse mandati i Olta Xhaçkës do t’i kalojë apo jo Gjykatës Kushtetuese.
Nikolla: Vetëm për procedurë.
Sula: Për procedurë?
Nikolla: Nuk të shkojnë këto je goxha burrë, bën si aktor filmash
Sula: Kemi një ekran këtu përpara thotë pr. ligj për aderimin e Shqipërisë mbi transportin, unë nuk e di që autobusi kalon tek rëra e detit Jon.
Nikolla: Tregoja edhe zonjës Bano këtë.
Sula: Për sa kohë ti e shkel procedurën, është e turpshme, mos më ndërprit fjalën, ta kam thënë si person kam shumë respekt, por si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar.
Top Channel