Po mbushen dy muaj qe kur ndodhi incidenti në katin -2 të urgjencës së sëmundjeve të brendshme në spitalin qendror në QSUT çka soli pezullimin jo vetëm të urgjencës por në ¼ e këtij spitali pasi është djegur sistemi elektrik.
Por deri më tani nuk asnjë lëvizje dhe askush nuk jep përgjigje se kur do t’i ktehet normalitetit urgjenca dhe i gjithë spitali.
Mjekët që oforjnë shërbim thonë se këtë javë jabnë shtuar edhe urgjencat për alergjitë pasi mund të oforhen vetëm në këtë spital.
“Ne aktualisht po presim urgjencat neurologjike, hemoragjitë gastrointesinale në fundjave janë rikthyer edhe ndërhyrjet kirurgjikale urgjente. Në ditë vijnë 100 urgjenca, të tjerët shkojnë në Sanatorium”– u shpreh mjekja e urgjencës, Anduela Cuko.
Edhe pas dy muajsh, edhe pasi në krye të QSUT u emërua një drejtuese e re për të cilën ministraj e shëndetësisë tha se do të ketë të parin në rendin e punës vënien në funksion të urgjencës dhe spitalit të ri asgjë nuk ka ndryshuar.
Burime të Top Channel thonë se askush nuk mund të ndërhyje e për riparimin e dëmev të shkatuara pasi është bllokuar nga prokuroria e cila po heton. Ndërkohë që javën e kaluar ka pasur sërish një ndërprerje të energjisë elektrike çka ka vënë në rrezik jetën e pacientëve të shtruar në shërbimet e këtij spitali për ndërtimin e të cilit u investuan 17 milion euro.
Që prej dy muajsh qyetarët me probleme të zmerës qytetarët duhet të shkojnë në spitalin Shefqet Ndroqi ndërsa për probleme të zonës abdominale në spitalin e Traumës.
Top Channel