Qindra besimtare myslimanë të Shkodrës kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit në faljen e mbajtur në qendër të qytetit.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në fjalën e tij në faljen e Fitër Bajramit, përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidaritet për të gjithë besimtarët të cilët vijnë në këtë festë të begatë pas një muaji sakrificë në muajin e madhërishëm të Ramazanit…
Gjatë fjalës së tij Myftiu Sytari u ndal edhe tek fenomenet negative që kanë përfshirë shoqërinë tonë, të cilat vijnë edhe për shkak të devijimit dhe largimit të shoqërisë nga tabani i fesë.
Në mesazhin drejtuar besimtarëve Myftiu i Shkodrës, u ndal tek virtytet e myslimanit dhe të kësaj feje e cila ka qene shpesh herë në qendër të sulmeve, por myslimanët me bardhësinë e tyre kanë arritur të qëndrojnë me kokën lart përballë sulmeve ndaj tyre, tha Sytari
Top Channel