Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bërdicë, në Shkodër rreth orës 18:10 minuta dhe autori i dyshuar është shtetasi Gent Dushku.

Dyshohet se autori bashkë me një person të tretë të paidentifikuar, kanë pasur një konflikt për motive banale me të plagosurin A.Gj dhe pas përplasjes, autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar 17-vjeçarin, e duke e lënë të plagosur.

Pas të shtënave me armë, banorët e fshatit kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Pas transportit për në spitalin e Shkodrës dhe ndërhyrjes së mjekëve, policia thotë se 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë uniformat blu kanë nisur kontrollet për arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gent Dushku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA