Gazment Bardhi kërkesë për mocion me debat në Kuvend për kanabisin: Duhet të merren masa të menjëhershme

10/04/2024 20:13
Gazment Bardhi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike,Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. 

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se “nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.” – thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Gazment Bardhi shprehet se është detyra si deputet të Kuvendit të Shqipërisë, “që të shqyrtojmë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme”. “Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.”- përfundon shkresa e Bardhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA