Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazani qindra besimtarë e besimtare myslimane të rrethit të Bulqizës, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fitër Bajramit.
Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazim. Në fjalën e tij Strazimiri shpreh se sot është dita në të cilën festojmë, dhe se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.
“Duhet të përmirësojmë veten tonë dhe se kjo ditë kjo ditë është dita e shpërblimit për të gjithë ata që e respektuan dhe e mbajtën këtë muaj të Ramazanit. Ndryshojmë por që të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi por të bësh mirësi gjithë vitin”, është shprehur ai.
Top Channel