Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron Fitër Bajramin: Një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim

10/04/2024 10:27

Ambasada amerikane në Tiranë ka i uruar besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin përmes një postimi në Facebook.

Ambasada e SHBA shkruan se kjo është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim dhe i dërgon urime të përzemërta të gjithë atyre që e festojnë këtë festë.

“Ambasada Amerikane në Tiranë uron të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.

Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, të sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë. Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë këtë ditë të veçantë.

Ambasada e SHBA në Tiranë u dërgon urime të përzemërta të gjithëve që festojnë sot Fitër Bajramin”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA