Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ekspertët japin konkluzionet e hetimit në Gjykatën e Apelit për Arbër Paplekaj: Nuk kishim kohë mjaftueshëm. Gëzhojat nuk pasqyrojnë realitetin

09/04/2024 13:28

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës është zhvilluar procesi për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se të pranishëm ishin të tre ekspertët e caktuar nga gjykata. Gjykata deklaron se në përgjigje të informacionit të kërkuar nga Gjykata e Elbasanit ka përcjellë të dhëna për gjykimin ndaj Mehmet Greca, etj., që gjendet në fazën përfundimtare.

Gjykata tha se akti për ekspertizën e ngjarjes dhe rindërtimin e saj, kërkuar nga Arbër Paplekaj u është vënë në dispozicion palëve ditën e djeshme. Ndërkohë që prokuroria i është vënë në dispozicion ditën e djeshme, deklaroi gjykata.

Avokati i Paplekaj: E mora aktin e ekspertizës ditën e djeshme në rrugë elektronike, kërkoj kohë të njihem dhe të konsultohem me klientin. Eventualisht do doja t’i bëja me dije gjykatës se Papleka nuk ka dashur asnjëherë të fitojë nga afatet e paraburgimit dhe gjykata mund t’i pezullojë këto afate. Për në një proces i rregullt është më i rëndësishëm. Kjo shtyrje kërkohet nga ana jonë për t’u njohur me aktet e tre ekselentëve që rindërtuan ngjarjen.

Prokurori Gent Xholi: E mora aktin e ekspertizës para 1 ore. Është një material prej 40 faqesh dhe nuk mund të studiohet në një kohë kaq të shkurtër.

Gjykata: Jemi njohur me aktekspertizën dhe dukshëm evidenton se në lidhje me pamjet filmike ekspertët thonë se nuk kemi patur kohë. Ndërkohë që trupa gjykuese ua ka lënë detyrë.

Trupa gjykuese pyetje për ekspertët: A e konsideroni aktekspertizën e plotë? Gjykata: Gjykata gjeti kohë dhe e lexoi aktin dhe në një paragraf ju citoni pamjet filmike dhe për nga mënyra si është shkruar ju thoni po, janë dhe këto pamje. Por kur vjen puna tek ekspertiza ju jeni narrativ.

Gjykata: Shënimi që keni bërë në fund nuk me rezulton ta keni përfshirë tek konkluzioni. Ju thoni se asnjë nga ju nuk e pati kohën e nevojshme për të ekzaminuar.

Eksperti: Dhe sikur të më kërkoni të thellohem nuk kam mundësi. Po flas për vete. Dy kolegët mund të thonë versionin e tyre.

Gjykata: A mund t’i jepni gjykatës përgjigjje se ku gjendej Xhensila Sota, e cila për shkak të uniformës është e identifikueshme. Cili është pozicionimi i Xhensila Sota. Ju nuk identifikoni dot një punonjëse policie me uniformë që lëviz duke çaluar e duke u drejtuar tek makina?

Eksperti: Jeni shprehur për distancën

Gjykata: Aty ku ju thoni kemi gjetur dy grupe gëzhojash, si kanë qenë të vendosura automjetet që duke parë këtë skicë ne të kuptojmë

Eksperti: Rindërtimin e kemi bërë nga gëzhojat jo nga automjeti. Nuk mund ta përcaktojmë

Gjykata: Por me përmasa të përafërta duhet t’i kishit lidhur me objektet e tjera?

Eksperti 2: Parimisht ne kërkuam një muaj e gjysëm kohë dhe jo më kot në gjykimin tim, këqyrja me vendngjarjen me mekanizmin nuk shkojmë. Për videon, ishte çështje kohe. Një mekanizëm ngjarjeje e diskutuam që do mbyllim një pjesë e pastaj do merremi me videon. Zonja gjendet një metër larg ndoshta. Nuk është se gëzhojat pasqyrojnë realitetin. Autori bën katër pesë hapa pas. Ka elementë për t’u diskutuar ende

Gjykata: A identifikohet në video dy dhe tre

Eksperti 2: Po identifikohen

Gjykata: Kjo është një arsye më shumë që ju ta kishit parë videon

Eksperti: Në gjykimin tim një ngjarje e ndërtuar mbi një ngjarjeje që ka probleme, do të thotë se aty ka probleme. Nuk është ndërtuar siç duhet. Si mund ta ndërtojmë ne kur është ndërtuar shtrembër

Gjykata: Ato gëzhoja të gjetura dhe qitësi numër dy dhe tre ku janë?

Eksperti 2: Janë majtas dhe djathtas

Eksperti: Kur e thashë që në vendngjarje ka probleme, nuk dua të rëndoj askënd por kjo qëndron

Eksperti 2: Për kohën vazhdoj të them që duhej më tepër

Eksperti 3: Akti është ndërtuar mbi bazën e provave shkresore. Meqë kolegu ka një program të avancuar ne mund të bëjmë një shtojcë. Në aspektin e përgjithshëm kemi bërë akt mbi provat shkresore. Nuk kam bërë ndonjëherë ekspertizë bazuar në pamjet filmike. Ne matim distancat

Gjykata: Akti që keni vënë në dispozicion është i të treve ju?

Gjykata ka bërë pyetje konkrete: përcaktoni vendndodhjen e polices Xhensila Sota

Gjykata: Ekspert i keni parë pamjet?

Eksperti: I kam parë. Që të përcaktoj iksi ka qenë këtu nuk e përcaktoj dot

Gjykata: Ka shumë persona që lëvizin pasi qëllohet. Dhe njëherë akti është i të treve ju?

Eksperti: Po i të treve

Eksperti 3: Të tre i kemi parë pamjet filmike, por nuk mund të caktojmë duke parë pamjet se sa metra është njëri larg nga tjetri

Prokurori: Pyetja ime është se ky akt është apo jo i saktë? Dua ti pyes të tre ekspertet a është akti i saktë apo jo

Eksperti: Për mua është i pasaktë se ngjarja është e kontaminuar

Prokurori pyet ekspertin e dytë a është i saktë?

Eksperti 2: Për mua është i saktë. Se çfarë do nxjerrë analiza e pamjeve filmike atëherë i ballafaqojmë. Përafërsisht vijnë ato, ne kthehemi në vendngjarje pas disa vitesh. Ne gjykojmë mbi aktet e mëparshme që janë bërë. Gjykata: Ju po vini me përafërsi dhe thoni është i saktë? Në qoftë se ju thoni është i saktë dhe thoni kjo është e vërteta, se nuk na del nga skica juaj që asnjëri nga qitësat të ketë qenë një metër larg

Eksperti: Ne kemi parë aktet. Se çfarë nxjerrin pamjet filmike

Gjykata: Ju thoni që ngjarja është dinamike. Ju nuk identifikoni se cili prej qitësve ka qenë më afër.

Gjykata: Ju thoni jo më shumë se 11 metra. Pse e thoni këtë distancë?

Eksperti: Sepse është matur distanca

Avokati i Paplekaj: Unë kam pafund pyetje që dua ti bëj. Ka kontradikta siç ato që i ka konstatuar me lehtësi gjykata. Ka pjesë ku ata i referohen qitsave dhe distanca mbi në kundërshtim me ekspertizat. Kështu që kërkojmë që palët të kenë kohë të bëjnë pyetjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA