Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës muajin e kaluar mbeten në burg, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në Apel, Beqiraj kërkoi një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi “ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ndërsa Haxhiu kërkoi “arrest në shtëpi “ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Por, pasi shqyrtoi ankimet e bëra, Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës.
Mbi njërin prej atentatorëve të dyshuar Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari rëndojnë veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa mbi Haxhiun rëndon vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Bazuar në hetimet e policisë, autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Mësohet se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itenerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të.
Top Channel