U denoncuan të zhdukur nga familjarët, tre trafikantët pjesë e grupit kriminal rezultojnë të arrestuar në Vlorë
09/04/2024 08:48
Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas denoncimeve për tre persona të humbur ditën e hënë.
Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta. Ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër.
Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.
Por pas informacioneve të policisë, rezulton se ata janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.
Top Channel