Shkodër/ Makina përplas qytetaren që po lëvizte me motor elektrik, dërgohet me urgjencë në spital

09/04/2024 12:00
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Automjeti me drejtues shtetasin F. H. ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen B. K.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. K., e cila është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA